Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2019.

Nëpërmjet një prononcimi në “Facebook”, Balla thekson se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtesisë së Re, ndërsa vitit 2019 është viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.

Duke folur për protestën e studentëve, Balla tha se studentët na dhanë një mesazh të gjithve. “Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarsiasht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që me kemi marë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb