Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në studion e emisionit “JAVA” në RTSH ku ka folur për një sërë çështjes që lidhen me aktualitetin politik në vend.

Duke folur për kërkesën e Kuvendit drejtuar gjykatës për kalimin e dosjes së “CEZ” tek SPAK Balla tha se kjo aferë i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej 418 milion dollarë.

“Rishtetëzimin e CEZ e ka bërë po qeverisja Berisha. Shpesh në rrugë më takojnë njerëz dhe më thonë Taulant çfarë po bëhet me akuzat që ke bërë kur ke qenë në opozitë, apo akuzat e tjera për keq qeverisjen e Berishës në tetë vite. Kushdo që mendon se ne, unë apo kolegë të mi i kemi harruar ato akuza, e ka krejtësisht gabim. E tillë është dhe një prej dosjeve më domethënëse për thellësinë dhe të përfshirjes së shumë politikanëve në korrupsion. E tillë është dosja e CEZ e cila ka fillesën e saj që në fund të vitit 2005 kur qeveria e sapo ardhur në pushtet e Berishës nisi procedurën që u mbyll në vitin 2009 dhe që nga komisioni ynë hetimor u konkludua se dëmi që iu krijua shtetit ishte 418 milionë dollarë, për privatizimin dhe shkeljet e tjera më pas, pasi jo vetëm që u gabua për privatizimin, por dhe shkeljet të mëtejshme. Berisha jo vetëm ka gabuar me privatizimin, por ka favorizuar kompaninë çeke në dëm të interesave të vendit.
Dua t’ju them që për herë të parë që Komisionet hetimore nuk kanë prodhuar rezultat konkret, ky komision hetimor, po mund të jetë i vetmi, që nga A te ZH ka bërë të gjithë procedurën dhe me votën e 74 anëtarëve të Kuvendit dhe Ilir Metës, kanë votuar që kjo dosje dhe raporti t’i shkojë prokurorisë sipas dispozitave të kodit penal te Prokurori i Përgjithshëm, tani shkon drejt për drejt në SPAK.
Më datë 18 dhjetor Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes për mbylljen e hetimeve në ngarkim të personave të kallëzuar. Edhe përpara disa kohësh ka pasur disa përpjekje për të mbyllur dosje. Gjykata la disa detyra, që nuk u realizuan nga ana e prokurorit. Ajo që është më qesharake është fakti se prokurori deklaron se ne kemi kërkuar ta marrim në pyetje një prej personave të kallëzuar prej nesh dhe që mban statusin e dëshmitarit kyç, pasi është personi që 12 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Ky person njihej si sekseri i shitjes së OSSH, shumë pranë zyrave të tua, duke tërhequr 6.8 milionë euro, duke i quajtur duke i justifikuar si fitim i tij për sekserllëkun për shitjen e kompanisë së tij. Në gjuhën më të thjeshtë është sekserllëku është konsulenca. Ky person duhet marrë në pyetje se me çfarë kontrate e ka marrë këtë përfitim. Nga e-mail-e rezulton se ky kishte komunikim dhe ish zyrtarë të nivelit të lartë dhe madje dhe familjarë të ish-kryeministrit.
Nuk ka padi të re. Në mënyrë juridiksionale, të gjitha çështjet për akuza që përfshihen ndaj zyrtarëve të lartë, sikurse është ndikimi ushtrimit të paligjshëm, apo korrupsioni… Unë i kam rënë bilbilit, që kjo nuk është më çështje që gjykohet nga gjykata e Tiranës, por nga SPAK”, deklaroi ai .

Dënimi ish-kryeministrit Berisha për shpifje
“Berisha është një person që se ka për turp të gënjejë. Sot është dënuar për këtë çështje. Ka dhe plot çështje të tjera. Kështu është dënuar dhe Basha. Çështja për të cilën kryeministri Rama vendosi ta çojë në gjykatë është shumë e thjeshtë dhe e qartë dhe që u konfirmua dhe për shkak të vendimit penal në kurriz të Bashës për një akuzë idioteske të ngritur ndaj meje. Dhe ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda”, deklaroi Balla.

SPAK për dosjet
“Unë kam besim, që prokurorët e rinj të zgjedhur pas një procesi Vettingu të thelluar për pasurinë, për pastërtinë e figurës…etj. Është në shërbim të detyrës që kanë marrë t’i shkojnë deri në fund kësaj detyre. Kushdo lexon raportin hetimor, s’ka asnjë dyshim që ka vepër të pastër korruptive”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Akuza e opozitës në SPAK
“Ju thashë që përzgjedhja e prokurorëve në SPAK është bërë përmes një procesi shumë të detajuar të vettingut dhe pjesa që lidhet me z. Kraja, si kryetar i SPAK dhe për z. Dumani që ka pirë një kafe kush e di sa kohë përpara ka pirë një kafe me z. Manja, këto të dyja nuk janë arsyetime korrekte sepse është e pakuptimtë se PD në datë 18 përshëndet ngritjen e SPAK dhe të nesërmen fillon historinë e radhës për anatemime. Nuk është hera e parë, nuk është faji se z. Kraja ditën e parë të punës së tij e ka në vitin 1989”, tha ai.

PD po përgatitet për reformë zgjedhore
“Edhe Partia Demokratike si parti e madhe është e rëndësishme që pas aktit vetëvrasës për tu larguar nga parlamenti dhe mos njohjes nga ana e saj dhe të deputetëve të vet që janë ende në kuvend, PD të ketë propozimet e veta, por unë dua ta them shumë qartë që kodi zgjedhorë votohet në kuvend nevojiten 84 vota, pra duhen edhe nga ana opozitës në parlament. Jemi të vonuar, duhet ta kishim përmbyllur votimin e kodit zgjedhorë brenda dhjetorit. Por për shkak të fatkeqësisë së tërmetit 26 nëntorit, fillimi i shkurtit do të jetë moment kur drafti do të jetë gati për të marrë dhe certifikimin e OSBE-së si një arbitër i paanshëm.
Ne kemi pritur prej javësh e muajsh propozimet e PD. Sapo të vijnë dhe ato do merren në shqyrtim, por komisioni ad hoc për reformën zgjedhore ka autoritetin ligjor për ta bërë këtë zgjedhje”, deklaroi Balla.

Parlamenti
“Unë e kam thënë dhe njëherë tjetër, Kuvendi i Shqipërisë është legjitim, është funksional, sa kohë ka shumicën e nevojshme për të marrë të gjitha vendimet për të cilat kushtetuta kërkon kuorumet e kërkuara me ligj. Çështja e marrëdhënies mes deputetëve, kjo i takon deputetëve”, tha ai.

Lobimi i PD
“Që partia demokratike ka kryetarë de juro dhe de fakto këtë e dimë. Që Basha është nën akuzë kjo është e konfirmuar dhe me standardet e vendosura prej nesh te PS, kur ndaj një anëtari të PS ngrihet një akuzë pushoj së ekzistuar si anëtarë i grupit tonë parlamentarë…Por dhe kjo akuza që dënon Bashën deri në 5 vite burg, e bënë Lulzim Bashën një person, e rëndë për të, një person si Lulzim Basha t’i ketë rënë për hise vepra penale falsifikatori, shpesh Zoti është aq dënues ndaj personave, që i shkon për shtat Bashës të dënohet për falsifikator. Më kujtohet një shprehje e Topallit që thoshte se është një njeri që gënjen edhe kur e pyet se sa është ora.
Sot në Shqipëri ke kryetarin e PD, 30 vjet nga PD, akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtarë. Në Shqipëri kam qenë personi i parë që kam folur për këtë çështje kundër Bashës. Sa kohë që edhe vetë Basha, asnjë prej provave të bëra publike nuk i ka akuzuar, madje është llokoçitur në baltën e ngritur prej tij. Në fillim tha 500 mijë dollar i mblodhën disa shqiptarë dashamirës në SHBA, më pas nga disa shqiptarë dashamirës u reduktua në dy rusë dashamirës që ju leu në zemër për PD, duke financuar fushatën e Bashës kundër Shqipërisë”, tha Balla.

Zgjedhje të parakohshme
“Unë bëj pjesë në ata politikan që dua të respektoj kalendarin politik në vend. Dhe kalendari politik i përcakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qershor të vitit 2021. Kjo është e padiskutueshme. Po futëm këtu dhe angazhimin jo vetëm të qeverisë, por kujtdo që merret me punë në këtë vend, jo të Bashës apo Berishës, ne sot kemi përballë gjatë vitit të ri një betejë tjetër, një sfidë tjetër, atë të rindërtimit të endit. Këtu s’kemi kohë për të humbur qoftë dhe një ditë të vetme. Dhe për të mos humbur kohë nuk merret as në konsideratë ndërprerja e mandatit në mënyrë të parakohshme. Ja u kam thënë dhe herë tjetër, Shqipëria në aspektin politik është normale. Shqipëria e njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm dhe veçanërisht atyre të zonave të prekura përreth Durrësit dhe Krujës, janë në hall të madh. Edhe pa tërmetin do ishte e njëjta gjë, por sot në fokusin kryesorë është rindërtimi për ti kthyer normalitetin vendit”, deklaroi numri dy i PS.

Shkarkimi i Metës
“Pjesë e mandatit të Komisionit hetimor për Presidentin e Republikës është shtuar me një kërkesë tjetër të po 55 deputetëve që kanë kërkuar dhe herën e shkuar dhe fillimin e procesit të shkarkimit të presidentit, për refuzimin nga ana e Presidentit së betimit të një prej anëtarëve të zgjedhur në mënyrë ligjore të nga ana e KED. Kjo ishte një tjetër shkelje e rëndë, siç bëmë herën e parë dhe për këtë kërkesë, Komisioni hetimor vendosi ti dërgoj disa pyetje Komisionit të Venecias, si një juri eksperte asnjanëse. Komisioni Venecias i ka marrë pyetjet dhe seksioni i parë i bije diku në mes të marsit, pasi ky komision funksion me disa seksione”, tha Balla.

Kryebashkiakët
“Lidhur me rastin e Shkodrës, Vorës, apo edhe të Durrësit, Presidenti Republikës është në një shkelje tjetër Kushtetuese. Pra Presidenti Republikës pas paraqitjes së dorëheqjes, apo shkarkimit të konfirmuar nga GJK, apo pas largimit nga jeta të një kryebashkiaku, presidenti është i detyruar të dekretoi datën e re të zgjedhjes. Meta nuk e ushtron këtë detyrim kushtetuese që prej fundit të gushtit, të vitit 2019 për rastin e Shkodrës, prej fillimit të nëntorit prej rastin e Vorës dhe kemi dy apo tre javë për Durrësin. Unë nuk e di se cila është arsyeja që Presidenti i Republikës ka për qytetarët e Durrësit, Vorës dhe Shkodrës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS.

Gjykata Kushtetuese
“Edhe dy vakancat e tjera dhe një e Presidentit të Republikës dhe Kuvendit është në proces, KED duhet të vlerësojë kandidaturat për t’i kaluar në sitë dhe për t’i çuar presidentit tre dhe vetëm tre dhe presidenti ka të drejtë të zgjedhë vetëm njërën prej tyre, në rast se nuk zgjedh i pari në listë merr detyrën menjëherë.
Ndërkohë që tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që vijnë nga Gjykata e Lartë, ata janë sërish në një vonesë në kohë për shkak se e gjeni në fazën fillestare të ngritjes së Gjykatës së Lartë. Brenda këtij viti u ngrit SPAK, brenda këtij viti përfundoi rankimi ILD. Dje kanë mbërritur në kuvend 5 emrat e rankuar nga KED dhe brenda javë së tretë janar, brenda datës 24 janar do votohet njëri prej kandidatëve që do jetë pjesë e ILD. Procesi i ndjekur ka qenë autonom”, u shpreh Balla.

Negociatat
“Pyetje e rëndësishme dhe e vështirë. Kjo nuk është çështje që varet më nga ne. Unë e kam ndjekur me vëmendje vendimmarrjen që nisi më 17 tetor që zgjati deri në të gdhirë të datës 18 tetor. Kam ndjekur më vëmendje edhe negociatat që zhvilloheshin rreth orës 1 apo 2 e mëngjesit mes liderëve europianë, Macron, Merkel…etj. Nuk hezitoj të shprehem se kjo nuk është vendimmarrje që lidhet me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut dhe refuzimi nuk lidhet me atë që ka bërë apo jo Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por refuzimi lidhej me çfarë vizioni ka presidenca franceze me Europën dhe BE. Me 1 janar Kroacia vend i Ballkanit merr presidencën dhe në fokus do jetë zgjerimi.
Lidhur me kërkesat e Budenstagut, krijimi i SPAK-ut, plotësimi vakancave në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Lartë është në rrugën e duhur.
2020 është një vit i rëndësishëm dhe kemi një sfidë të madhe përpara është se çdo shqiptarë dhe shqiptare që sot është në një hotel, çadër, apo shtëpi me qira për shkak të tërmetit, dua që krishtlindjet e ardhshme dhe festën e vitit të ri të fundit 2020 ti gjej në shtëpi”, theksoi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: