TIRANË- Me sa duket maxhoranca nxiton të miratojë projektligjin për ndalimin e basteve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar projektligjin për bastet.

Nga foltorja e parlamentit, Balla kërkoi të miratohet vendimi për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për bastet dhe javën e ardhshme të vijë në seancë për t’u votuar.

“Unë kam besim që Kuvendi sot, grupi i PS do ta mbështesë vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, i bëj thirrje PD-së që në largimin me bojkot pa arsye të shfrytëzojë seancën e së enjtes për t’u kthyer në parlament dhe për të votuar këtë projektligj të rëndësishëm.
Nuk ka vëmendje më të madhe për njerëzit se sa PD dhe LSI dhe Dash Shehi dhe Vangjel Dule të vijnë të enjten e ardhshme në seancë dhe të votojnë këtë projektligj shumë të rëndësishëm”, deklaroi Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb