Ndërsa demokratët prezantonin paketën e re antimafia, e cila ka për qëllim sipas tyre clirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, sulmoi kryedemokratin Basha nga seanca plenare.

“Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre.Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele” u shpreh Balla, ndërsa nuk la pa akuzuar edhe ish ministrin Panariti

“Panariti firmosi kontratë qereje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, tha Balla.

Duke u ndaluar te vetingu në politikë, Balla i qëndroi idesë së socialistëve se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK dhe BKH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb