Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla ka zgjedhur të urojë shqiptarët për Vitin e Ri me lajmin, se ditën e verës, busti i Adem Jasharit do vendoset në qendër të Elbasanit.

Në bashkëbisedim me skulptorin që po gdhend në shkëmb Adem Jasharin, Balla ka ftuar popullin e Kosovës që Ditën e Verës me 14 Mars, t’i bashkohen inaugurimit të bustit të Adem Jasharit, siç thotë ai, “në shkëmb siç ka qenë”.

“Edhe në ditën e fundit të vitit, skulptori duarartë vijon punën për bustin më të madh të heroit Adem Jashari. Ditën e Verës 2020 ju mirëpresim në Elbasan. Gëzuar 2020”, shprehet Balla.

“Kjo është dhurata më e bukur për Elbasanin për 2020, busti i Adem Jasharit për gjithë shqiptarinë është në Elbasan”, shprehet Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb