Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në fshatit Krutje e Poshtme në Njësinë Administrative Krutje në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla u shprehu mirënjohje banorëve të Krutjes për mbështetjen e dhënë ndaj Partisë Socialiste si dhe shprehu angazhimin për më shumë investime në infrastrukturë dhe arsim.

“Faleminderit për mbështetjen që keni dhënë për Partinë Socialiste në çdo zgjedhje dhe kjo na shton më tepër detyrimin që të plotësojmë kërkesat dhe nevojat tuaja. Kjo njësi ka nevojë për ndërhyrje si në infrastrukturë, në shkolla dhe në terrene sportive.
Bashkë me Erjonin kemi takuar disa të rinj, sportdashës sepse Krutja është e njohur për sportin dhe duam që kjo traditë të vazhdojë duke investuar më tepër në terrenet tuaja sportive.

Zona juaj është e njohur për prodhimin e produkteve bujqësore dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur shkon në market dhe blen produktet vendase, ‘Made in Albania’, ndaj qeveria ka nisur me skemat e saj mbështetëse për bujqësinë, ajo e naftës pa taksa ku e vetmja gjë që ju duhet të bëni është të aplikoni”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Balla ftoi edhe njëherë qytetarët e Lushnjes që me 6 mars të votëbesojnë Eriselda Sefa duke çuar përpara të gjitha punët e nisura.

“Duam që më 6 mars i gjithë populli i Lushnjes të mbështesë një vajzë si Eriselda Sefa, një vajzë që vjen nga ju dhe njeh të gjitha hallet dhe problematikat e gjithë bashkisë Lushnje.
E kam mbështetur dhe do vazhdojë ta mbështes këtë vajzë sepse është si ne, i ka ngjitur shkallët e politikës një nga një.

Në kërkojmë në pushtet vajza e djem të cilët kanë integritet publik, japin llogari mbi çdo qindarkë të përdorur të qytetarëve, kanë respekt për komunitetin dhe dinë të drejtojnë Bashkinë.

Me 6 mars ju kërkoj të gjithëve ju, qytetarëve të Lushnjes dhe në të gjitha bashkitë që kanë zgjedhje të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste. Me fitoren në 6 mars ne do të kemi përgjegjësi me të madhe ndaj jush sepse kundërshtari ynë më i madh janë hallet dhe problemet e njerëzve.
Votoni në 6 mars Eriselden një vajzë që do të punojë për ju”, tha Balla.

Në fjalën e saj kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa përmendi disa prej punëve dhe projekteve që kjo zonë ka nevojë në menyrë që punët e fermerëve dhe jeta e banorëve të kësaj zone të lehtësohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: