TIRANË- Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ka nxjerrë një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që i shkel syrin presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Pasi përfundoi fjalën e saj drejtuar deputetëve dhe shqiptarëve nga parlamenti, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e udhëhoqi presidenten kroate përmes sallës, duke i prezantuar krerët e grupeve parlamentare.

Fillimisht Kitaroviç u ndal disa sekonda me Edmond Spahon, më pas vijoi me Taulant Ballën dhe më pas tek kreu i PD Basha, e nga LSI takoi kryetaren Monika Kryemadhi dhe Luan Ramën.

Por koordinatorja e PD ka shkëputur një moment gjatë takimit të presidentes së Kroacisë me Ballën, ku ky i fundit i shkel syrin në shenjë përshëndetje.
“Kur të shkel syrin “Toyota Yaris”, integrimit vëri vizën!”, shkruan Bardhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb