Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë.

Në përfundim të takimit, Balla dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benesik mbajtën një deklaratë për mediat.
Në fjalën e tij, Balla falenderoi Parlamentin çek për mbështetjen e vazhduesshme që i jap procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE. Duke folur për vendimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, Balla tha se ky është një hap i pamenduar mirë.

“Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit”, deklaroi Balla.
Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benesik në fjalën e tij u shpreh se Çekia e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Çekia ndjek zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e intgrimit. Progresi, sidomos në reformën në drejtësi është tepër i kënaqshëm dhe është në rrugën e drejtë për antarësimin europian”, tha Benesik. Duke komentuar vendimin e opozitës, Benešík deklaroi se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti.

“Nga këndvështrimi Europiandua të them se një turbulencë politike në një situatë të tillë kur jeni përpara hapjes së bisedimeve për integrimin europian nuk është fatlume. Puna e opozitës është që të zëvëndësojë partinë që është në fuqi, por mjetet që duhet të zgjedhin duhet të jenë kushtetuese dhe në kuadër të ligjit. Kjo është një e drejtë që askush nuk mund tja marë opozitës, por dhe si deputet i opozitës dua të them se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti
Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla me përfaqësuesin e delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Ondrej Benesik.

Fjala e Ballës dhe Benesik :

Taulant Balla:Kishim kënaqësinë të prisnim në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Çek.

Falenderoj në emër të të gjithë të antarëve të Parlamentit Shqiptar Parlamentin çek për mbështetjen e vazhxuesshme që i japin procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE. Ne besojmë që në qershor do të fillojmë procesin e rëndësishëm të negociatave me BE dhe ky komunikim mes nesh dhe të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare na konfirmon mbështetjen që Shqipëria ka për këtë hap të rëndësishëm në rrugën tonë të palëkundur të vijimit të procesit të integrimit europian.
Tashmë reforma në drejtësi është në fazën e vet më të rëndësishme finale dhe menjëherë me krijimin e SPAK dhe BKH dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të kalojë në një fazë intensive.
Ndava me kolegët e Parlamentit çek shqetësimin e thellë për hapin e pamenduar mirë të hedhur nga deputetët e opozitës, sepse si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme.
Asnjë aprti politike në Shqipëri nuk ka të drrejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit. Faleminderit Parlamentit çek dhe popullit vëlla çek për afrimitetin që ka me Shqipërinë, reflektuar kjo dhe me numrin e madh të turistëve çek që vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

Ondrej Benesik: Biseda jonë u përqëndrua jo vetëm në dimensionin europian, por dhe në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Një Shqipëri stabël dhe prosperuese do të thotë dhe një Ballkan dhe Europë stabël. Ky ëhshtë një mësim nga historia, ndaj dhe Çekia e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Çekia ndjek zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e intgrimit. Progresi, sidomos në reformën në drejtësi është tepër i kënaqshëm dhe është në rrugën e drejtë për antarësimin europian.

Nga këndvështrimi Europiandua të them se një turbulencë politike në një situatë të tillë kur jeni përpara hapjes së bisedimeve për integrimin europian nuk është fatlume. Puna e opozitës është që të zëvëndësojë partinë që është në fuqi, por mjetet që duhet të zgjedhin duhet të jenë kushtetuese dhe në kuadër të ligjit. Kjo është një e drejtë që askush nuk mund tja marë opozitës, por dhe si deputet i opozitës dua të them se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti.
Në Çeki, kur në vitin 1990 i vendosëm qellim vetes integrimin në BE të gjitha forcat politike e gjetën gjuhën e përbashkët. Partitë politike dhe në Çeki janë rivalë dhe luftojnë me njëra tjetrën, kjo luftë politike është esenca e demokracisë. Shumica e popullisë shqiptare dëshiron që vendi ti afrohet BE-së dhe do të doja ti uroja gjithë popullit shqiptarë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ndihmuar procesin e integrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb