Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i është kundërpërgjigjur ironisë së ministrit Tualant Balla, i cili tha se ai duhet të votonte amnistinë penale, pasi kishte marrë votat e të dënuarve të Peqinit.
Sula tha se në të dënuarit votojnë PS-në.
“Të burgosurit votojnë PS se aty janë në shumicë anëtarë të PS, pasi janë në burg. Automatikisht votojnë për PS. Këto janë fakte. Është vëllai i një deputeti apo ministri të PD. Ju keni konsumuar një vepër penale të moskallëzimit të krimit. Sa për pastrimin që duhet t’i bëhet policisë, është e drejtë, por nuk ia dilni dot. Jo vetëm këtë, por dhe administratës.”, tha ai.