Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në një iftar të shtruar në Librazhd me praninë e personalitetit të rëndësishëm të komunitetit mysliman shqiptar, Ylli Gurra.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se prej 17 vitesh është kthyer në një traditë të bukur shtrimi i Iftarit.

Balla gjithashtu ka falënderuar popullin e Librazhdit me një citat të shenjtë profetik nga Kurani që thotë se: “ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues”, shkruan Balla.

“Librazhd?U mblodhëm si çdo vit me miq dhe besimtarë në një iftar së bashku me një mik të veçantë timin, një personalitet i rëndësishëm i komunitetit mysliman shqiptar Ylli Gurra. Prej 17 vitesh e kemi kthyer në një traditë të bukur këtë Iftar. Ndërsa mora fjalën, iu referova një citati të shenjtë profetik që thotë se “ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues?”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb