Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Funar në Elbasan, duke respektuar masat anti COVID-19.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Balla tha se Funari është një njësi administrative shumëve rëndësishme, e cila do të shndërrohet në destinacionit më turistik të Shqipërisë së Mesme.

“Unë besoj që njerëzit dinë të vlerësojnë udhëheqësinë që ka nevojë vendi në kohë të vëahtira. Tërmeti dhe pandemia treguan se Shqipëria ka nevojë për një drejtim të fortë dhe të besueshëm dhe efektiv, të cila përmbushur më së miri këto pritshmëri”, tha Balla. Gjatë fjalës së tij Balla ka ironizuar edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

“A mund ta besojë ndonjë shqiptarë, qoftë dhe demokrat që Lulzim Basha mund të drejtojë Shqipërinë në rimëkëmbjen pas pandemisë? Një njeri që nuk drejton dot partinë e vet do drejtojë vendin”, tha Balla

Gjithashtu gjatë takimit banorët e Funarit morën lajmin e mirë që në buxhetin e këtij viti është parashikuar edhe sistemimi i plotë qendrës së njësisë administrative, ndërsa u diskutua edhe projekti i rrugës së re që do të lidhë Funarin me Elbasanin dhe Tiranën, përmes rrethrrotullimit të Dopajt.

Postimi i plotë:

Funar, Elbasan – Duke respektuar masat anticovid zhvilluam një takim me banorët e Njësisë Administrative Funar në Elbasan. Bashkëbisedimi me banorët kanë qenë të shpeshta, në kuadër të bashkëqeverisjes me njerëzit. Banorët e Funarit morën lajmin e mirë që në buxhetin e këtij viti është parashikuar edhe sistemimi i plotë qendrës së njësisë administrative, ndërsa u diskutua edhe projekti i rrugës së re që do të lidhë Funarin me Elbasanin dhe Tiranën, përmes rrethrrotullimit të Dopajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb