Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh falënderimet ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Balla gjithashtu shkruan se ishte surprizë e bukur fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë, të cilën ia ka dhuruar Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë i Taulant Ballës: ????
Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Falenderues edhe ndaj të gjithë eurodeputetëve të cilët mbështetën njëzëri domosdoshmërinë e përparimit në axhendën europiane të Shqipërisë. Një surprizë e këndshme dhe e bukur ishte fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë???

Edhe përfaqësuesi i Komisionit Europian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.
?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb