ELBASAN

Briken Çalja peshëngritësi i njohur shqiptar, është vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qarkut” në Elbasan. Lajmin e ka publikuar përmes fotove kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, i shprehëm mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta “mbretit” aktual të peshëngritjes shqiptare, djalit të qarkut tonë Briken Çalja me titullin “Mirënjohja e Qarkut” pas arritjeve të tij të njëpasnjëshme në këtë sport dhe përpara një kompeticioni të rëndësishëm, siç është kampionati botëror. Pak javë na ndajnë nga ky kampionat dhe pritshmëritë tona për Brikenin janë të mëdha. Sa herë gëzohemi për sukseset e sportistëve tanë, aq herë duhët të jemi më të kujdesshëm ndaj sportit, në veçanti ndaj peshëngritjes. “ shkruan Balla në facebook, ndërsa vlerëson sportistin Calja.

“Brikeni është një sportist i cili ka dëshmuar se si rregulli dhe disiplina kanë bërë që të kemi një kampion Europe mes nesh dhe jam shumë i bindur që do ta kemi edhe kampion bote. Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sportin e peshëngritjes, por jam shumë krenar të them që në Elbasan është një prej arena sportive më të mira në Shqipëri, siç është Elbasan Arena.Por sa herë bie fjala për sportin, më shumë kemi për të bërë sesa kemi bërë deri më tani.Por dua t’i them Brikenit se na ke të gjithëve nga pas në çdo fitore tënden, për të ngritur lart flamurin tonë.” Përfundon Balla, postimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb