Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Bashës lidhur me shqetësimin e këtij të fundit për aktin normativ të paktës ekonomike që sipas tij do të hyjë në fuqi vetëm në prill kurse në këtë fund mars në tryezat e shumë shqiptarëve nuk do ketë as ushqim.

Balla siguron se të gjitha aktet normative përfshi dhe atë për rishikimin e buxhetit ka hyrë tasmë në fuqi prej ditës së miratimit kurse në Kuvend vetëm do të shqyrtohet në një mbledhje online.

 

STATUSI I TAULANT BALLËS

? MIRËNJOHJE ÇDO PUNONJËSI TË SHTETIT PËR SHËRBIMIN NDAJ QYTETARËVE. ME NDIHMËN E ZOTIT NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LUFTË!

 

? MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! AKTI NORMATIV PËR RISHIKIMIN E BUXHETIT DHE TË GJITHA AKTET E TJERA NORMATIVE KANË HYRË NË FUQI PREJ DITËS SË MIRATIMIT TË TYRE DHE SHQYRTOHEN NË KUVEND BRENDA 45 DITËVE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb