Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, kreu i Grupit të PS Taulant Balla bën thirrje që SPAK të hetojë çështjen e 21 janarit dhe Gërdecit.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij kërkoi të dijë se cili është opinioni i Prokurorisë shqiptare për non-gratat e shpallur nga SHBA dhe pse nuk hetohet Sali Berisha për korrupsion dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale.

“Shqipëria ka ende një listë të plotë të ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve që janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë rezultuar me mospërputhje tepër të mëdha të gjendjes së pasurisë së tyre dhe duhet që hetimet të jenë tepër të forta. Prokurori duhet të fillojë vetë hetime. Po ashtu kur ne kemi dizenjuar këtë formë të re të organeve të luftës kundër korrupsioni e kemi marrë një model nga vende që ka funksionuar, i jemi referuar modelit rumun. Pyetja ime zoti Prokuror i Përgjithshëm është Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin dhe nuk bën transparente korrupsionin në Gërdec. Dhe tjetra që dua të theksoj mosndëshkimin brenda niveleve të larta. SHBA ka theksuar publikisht se për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në cilësinë , si shpërdorim i fondeve publike, përdorim pushteti për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Tani Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal .,”, tha Balla.

Nga ana e saj Jorida Tabaku drejtuar Taulant Ballës u shpreh se nuk duhet të dalë nga tema për të cilën zhvillohet kjo mbledhje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: