Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili foli me tone të ashpra në Kuvend, duke dalë kundër kontratës koncesionare në Porto Romano, pasi sipas tij, qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

Po nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”. Sipas numrit dy të PS, fjalimi i Bushatit ishte patetik thjesht për të kapur lajmin e ditës.

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

Fjala e plotë e Kryatarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën plenare:

Në radhë të parë dua të shpreh falenderimet për Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian që është në krye të organigramës drejuese të BE.

Mirë Lulzim bashën dhe Gazmend Bardhin e kuptoj, por Ralf Gjonin nuk e kuptoj dot sepse flasin për gjëra që nuk i kuptojnë. Ligji për prokurimet Publike në Shqipëri është bërë në vitin 2006. Unë kam qenë anëtar i Komisionit të Integrimit që nga viti 2005 pa asnjë ndërprerje dhe ky ligj është bërë në Komisionin e Integrimit europian në 2006 me një asistencë të vyer të KE.

Neni 6 i ligjit për Prokurimin Publik ka përcaktuar rastet ku për kontratat që diktohen nga nevoja thelbësore të shtetit ka përjashtime që kanë të bëjnë me procedurën.

Nëse për kontratën e paisjeve me mjete mbrojtëse do të ndiqeshin procedurat normale të prokurimit sot ende nuk do të kishte mbaruar afati i thirrjes të tenderit publik. Mirë Myslimi se e bën edhe për të rritur numrin e ndjekësve në facebbok, por asnjë nuk mund të talleni me nevojën që ka ky shtet për të prokurtuar në kohë reale ato që janë më të domozdoshme. Nuk ka më kontrata secrete, sepse të gjitha ato procedura janë zhvilluar në prani të ofertuesëve.

Ata që përhapin panic kabë përgjegjësi, ndaj ju lutem historinë e kontratave secrete mos e përdorni, sepse është një ligj që ka vepruar për 8 vite me radhë Sali Berisha për të blerë.

Një përgjigjëpër një kolegun tim, deputet të grupit parlamentar, që sot në mëngjes më kërkoi se donte të fliste për një çështje me rëndësi dhe mendova se do të fliste për çështje të integrimit europian.

Kuvendi sot po shqyrton një shtesë në një kontratë të një konçesioni që ka rreth 6 vite që është miratuar nga qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë. Në atë kohë që është miratuar në atë kohë ka qenë në këtë sallë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga i gjithë Kuvendi i Shqipërisë. Nuk besoj qqë në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu.

Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar 5 qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet i PS-së dhe gjërat i shoh njëlloj sikur jam…, nuk dua të them atë që tha Grida Duma, sepse fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqejnë nga brenda, prandaj dua të sqaroj se këtu kur vjen, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë dhe paguan taksat dhe ka nevojë të bëjë një ndryshim kontrate…

Kjo historia e diskutimeve patetike, gjoja në interest ë njerëzve, por është thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Shtesa e kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për ta çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet që bëjnë operatorë të ndryshëm. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen kontenierë me qymyrë, krom dhe plehra nuk duhet të vazhdojë më”, tha Balla.

Lidhur me pakot ushqimore. Të rrish në krevat e të komentosh nga divani mund tja fal Lulzim Bashës.
Përmbajtja e pakove ushqimore nën kujdesin e Ministres së Mbrojtjes e cila mer të dhëna për çdo banor që mer pako ushqimore.

Unë në zonën ku jam deputet kam verifikuar dhe verifikoj çdo ditë pakot ushqimore që shpërndahen për familjet në nevojë. Pakot janë nga 20 kg, 30 kg, pork a dhe pako 50 kg. Nëse ne nuk do ta kishim bërë këtë operacion humanitar, do të ishte e pamundur që ne të ruanim të gjitha këto familje nga dalja në treg dhe dyqane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb