GRAMSH

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli ispektuan fabrikën e Fabrikën e re të prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin.

Sipas Ballës kjo fabrikë do të mundësojë hapjen e të paktën 300 vende të reja pune për Gramshin.

“Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “made in Albania”. Jam shumë krenar që ngrihet kjo Fabrikë e madhe duke krijuar këtë mundësi punësimi në Gramshin e njerëzve punëtorë. Brenda pak javëve fabrika starton prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve”, deklaroi Balla.

Postimi i plotë:

Të paktën 300 vende të reja pune për Gramshin në Fabrikën e re të Prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin. Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “made in Albania”. Kjo është faza e parë! Bashkë me kolegët Angjeli dhe Bici si dhe me Kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe inspektuam nga afër instalimin e makinerive dhe punën përfundimtare në këtë Fabrikë. Jam shumë krenar që ngrihet kjo Fabrikë e madhe duke krijuar këtë mundësi punësimi në Gramshin e njerëzve punëtorë. Brenda pak javëve fabrika starton prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb