Në qytetin e Gramshit vijon puna për rikonstruksionin e infrastrukturës në lagjen Llapushaj. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga deputeti i zgjedhur Besian Ajazi inspektoi punimet të cila po kryhen me ritme të shpejta për transformimin e kësaj lagjeje.

Në fjalën e tij Balla tha se potenciali i zhvillimit të Gramshit mbeten fshatrat e mrekullueshëm, të cilët duan ende punë për t’u bërë lehtësisht të aksesueshëm dhe se e ardhmja e kësaj zone është agroturizmi.

“Inspektuam disa nga kantieret e ndërtimit në infrastrukturën e qytetit. Kjo lagje prej shumë vitesh kërkënte një ndërhyrje totale në ndërtim rrugësh, trotuare me ndriçim, mure mbrojtëse për të garantuar aksesin e plotë të të gjithë banorëve me të njënjtën infrastrukturë si gjithë pjesa tjetër e qytetit. Jam krenar për gjithë punët e mëdha që po vijojmë të bëjmë në Gramsh. Asnjëherë nuk jemi të kënaqur me ato çfarë kemi arritur, sepse punë të tjera që na presin janë gjithmonë e më të rëndësishme. Gramshi sot është një qytet i ndryshuar. Është e nevojshme gjithashtu për të vijuar investimet edhe në destinacionet e tjera të zhvillimit të agroturizmit për gjithë këtë zonë. Ftoj të gjithë djemtë dhe vajzatve Gramshit që janë emigrantë nëpër botë të fillojnë të mendojnë plr tu rikthyer dhe për të investuar në agroturizëm, që është dhe e ardhmja e kësaj zone”, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb