Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Rrugës Gramsh – Skënderbegas.

Në fjalën e tij Balla tha se Gramshi ka potencial shumë të madh të zhvillimit turistik, por mbetet ende shumë punë për të bërë përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës.

“Kemi nisur rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës Gramsh-Skënderbegas, loti II, dhe shumë shpejt do të fillojmë punimet për rrugën që të çon në ujëvarën e Sotirës”, tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Ballës Gramshi nga të gjitha anët ka pasuri të bulura natyrore të cilat mund të vihen në shërbim të ekonomisë dhe mirëqenies së njerëzve nëse rriten investimet për ndërtimin e rrugëve.

“Investimi i radhës në Gramsh do të jetë lidhja me rrugë e ujvarës së Sotirës, e cila është një prej bukurive natyrore më të njohura të Gramshit”, u shpreh Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb