LIBRAZHD

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra pa nga afër punimet që po kryhen për sistemin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe sëmundjesh ngjitëse.

Sipas Ballës, falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza.

Postimi i plotë:

Librazhd – Edhe pse me temperatura tejet të ulëta, po punohet në sistemin e ri të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, në të cilat nuk ishte investuar prej kur Librazhdi filloi të ngrihej si qytet. Sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe semundjesh ngjitëse. Falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza.

Këto kanalizime janë investimi më i madh i kryer në qytetin tonë, duke kërkuar shtrirjen e tubacioneve në rrugë dhe sheshe pallatesh, deri në çdo banesë. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, të gjitha hapsirat publike mbi tokë do të rishtrohen me asfalt dhe risistemohen me pllaka sheshet e pallateve. Më vjen mirë që banorët bien dakord se ky “operacion” në nëntokën e qytetit tonë ishte i domosdoshëm. Ndoshta edhe mund të jeni bezdisur nga punimet, por kjo ndërhyrje në rrjet ishte si një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Bashkë me drejtuesit e AKUM, KFW dhe kompanisë zbatuese pamë nga afër hapsirat publike dhe punën për sistemimin e tyre sipas standardeve. Cdo shesh dhe cdo rruge do te sistemohet.

Faleminderit Qeverive shqiptare dhe gjermane për mbështetjen???????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb