Ujësjellësi i qytetit të Ballshit do të ketë një linjë krejtësisht të re nga burimi i Poçemit deri në sahatin e çdo abonenti.

Drejtuesi politik i PS në qarkun Fier, Taulant Balla inspektoi punimet që po kryen për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në Ballsh.

Në fjalën e tij, Balla tha se falë këtij investim do të bëhet e mundur që qytetaret e Ballshit dhe zonat periferike të furnizohen 24 orë me ujë.

“Unë besoj se ky investim në rrjetin e ujit të pijshëm qoftë në veprën e marrjes apo edhe në atë të shpërndarjes në çdo abonent të qytetit dhe të fshatrave përreth Ballshit është investimi më i rëndësishëm që qeveria shqiptare ka bërë në Ballsh. Bie dakord në ato që tha Kryetari i bashkisë se ky është investimi më i rëndësishëm në këtë sektor, jo në 3 dekada por që nga koha kur Ballshi u bë qendra e krahinës së Mallkastrës. E them këtë sepse biem dakord që Mallakastra është një prej kryeqendrave të Shqipërisë së Jugut dhe natyrshëm që nevoja për investime ka qënë prej prioriteteve që duheshin adresuar. E vërteta është se falë qeverisë Rama, Mallakastra është në krye të vëmendjes sonë, ndaj qoftë transformimi i qytetit të Ballshit që është një vepër që do ta quaja me cilësi shumë të mirë dhe që banoret e kanë përshëndetur. Por tani edhe dy investimet e njëpasnjëshme në rrjetin e ujit të pijshëm, e shndërrojnë Ballshin në një qytet që jo vetëm do të furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm por me një cilësi uji nga burimi i Poçemit, që përmes tubacionit të ri, jo më të amortizuar prej 60 vitesh, garanton cilësi në furnizimin me ujë”, tha Balla.

Balla gjithashtu tha se investimet e qeverisë në Mallakastër do të vijojnë veç projektit të Rilindjes Urbane edhe në infrastrukturën rrugore, me dy prioritete kryesore, rruga kryesore Patos-Ballsh-Fratar, por edhe lidhja e autostradës me zonën turistike të Bylisit që do të thithe edhe më shumë vizitore.

“Ne do të vazhdojmë te kemi vëmendjen e shtuar. Nuk i heq asnjë presje nevojave dhe kërkesave të banoreve të Ballshit rikonstruksioni i rrugës kryesore Patos-Ballsh-Fratar është objektivi ynë kryesor gjatë këtij mandate,. Unë besoj se do ti qëndrojmë këtij angazhimi, sepse kemi plot arsye për ta promovuar këtë zonë, jo vetëm për faktin që Mallakastra është kryeqendër e jugut të vendit, por lidhet edhe me investimin tjetër, aksesi i një prej perlave të antikitetit sikurse është Bylisi. Unë shpresoj që shumë shpejt do të kemi mundësi të nisim punimet për të lidhur autostradën me Bylisin, për ta shndërruar këtë zone trashëgimie ne një aset për zhvillimin e zonës. Kështu që në këtë aspekt mendoj që investimet në infrastrukture por edhe në ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, plotësojnë kuadrin e nevojave kryesore që banoret kanë pasur në këtë zonë, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb