Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, vizitoi qytetin e Belshit dhe u ndal në Liqenin e Marinzës, ku po ndërtohet një kompleks agroturistik.

Balla, në hyrje të fjalës së tij, tha se ky model zhvillimi tregon vizionin e PS se si duan ta shohin Belshin për 10 vitet e ardhshme.

Ai shtoi më tej se pas 15 prillit, vizitorët e zonës do të mund të gjejnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga uji i pijshëm tek kanalizimet dhe gjithçka tjetër që u nevojitet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky është modeli i parë në këtë zonë që po ndërtohet nga Bashkia dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Pas atij transformimi të paimagjinueshëm në këto 6 vite të para të punës sonë këtu në Belsh për të garantuar që këto pasuritë natyrore të Belshit të dalin në pah dhe që banorët e Belshit të përfitojnë investime në infrastrukture, në ujin e pijshëm, kanalizime, rrugët lidhëse. Ajo që po synojmë të bëjmë këtu në Marinzë është të ndërtojmë një model të agroturizmit të kësaj zone duke treguar vizionin tonë për 10 vitet e ardhshme këtu në Belsh. Ajo që është një fshat turistik ku do të mund të akomodohen rreth 45 persona, me një restorant dhe përveç kësaj edhe rreth 40-50 kampera turistësh të huaj të cilët mund të vijnë dhe të gjejnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga uji i pijshëm tek kanalizimet dhe gjithçka tjetër që u nevojitet. Kemi krijuar mundësinë e një cirkuiti këmbësorësh për të lidhur liqenet me njëri-tjetrin. Ky është modeli i parë në këtë zonë që po ndërtohet nga Bashkia dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb