Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra inspektoi punimet që po kryhen për lotin e dytë të pritës së Lumit Shkumbin në pjesën perëndimore të qytetit të Librazhdit.

Në fjalën e tij Balla tha se ndërtimi i pritës do të mbrojë zonën nga përmbytjet si dhe shërbejë si shëtitore për qytetarët e Librazhdit.
“Faza e parë e pritë së lumit Shkumbin nisi si një pritë për shkak se vit pas viti ardhjet e Lumit Shkumbin kishin vënë në rrezik pjesën qendrore të qytetit dhe ishte e domosdoshme ndërhyrja me një projekt të madh, e cila nga një pritë lumore u shndërrua në një shëtitore ndër më të preferuarat nga qytetarët e Librazhdit, e cila na dha një efekt tjetër pozitiv, pasi na krijoi një hapësirë të re të pashfrytëzuar më parë, e cila falë projekteve të bashkisë Librazhd u shndërrua në parkun më të bukur të qytetit”, tha Balla.

Sipas Ballës parku i shërben fëmijëve për të luajtur dhe moshës së tretë për të qëndruar pasditeve.
“Parku i qershive është sot një prej destinacioneve më të rëndësishme të qytetit. Ne do ta vazhdojmë investimit, sot jemi në lotin e dytë i cili është një investim, i cili përmes një projekti do të jetë me të njëjtin synim jo vetëm pritë lumore, por edhe një shëtitore e cila shkon përbri lumit Shkumbin, mbron qytetin nga përmbytjet dhe krijon hapësira të reja toke të cilat bashkia Librazhd duhet të vazhdojë t’i kthejë në pjesë të Parkut të Qershive, i cili do të vazhdojë deri në pikëtakimin mes lumit Shkumbin dhe Lumit Rrapun.
Kjo pritë ishte e domosdoshme sepse nuk ka qenë e largët koha kur unë bashkë me banorët qëndronim këtu, teksa prisnim të shikonim nivelin e prurjeve të lumit, ku rrezikohej jeta e banorëve. Nuk ka qenë e largët koha kur prurjet e lumit hynin në banesat e kësaj zone”, deklaroi Balla.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla theksoi se ajo që ka më shumë rëndësi është që çdo qindarkë të investohet me përgjegjshmëri dhe cilësia e punimeve të jetë e lartë, sepse bëhet fjalë për një pritë lumore.

“Një pritë Lumore duhet të jetë sa e fortë aq edhe rezistente ndaj kohës”, tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb