Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk i ka kursyer ironitë ndaj presidentit Ilir Meta, teksa kujtoi shprehjen e këtij të fundit ‘me qetësi dhe dashuri’.

Balla nga foltorja e Kuvendit tha se PD nuk bën dot zgjedhje brenda saj, pasi Basha nuk arrin të votohet dot.

“Merrni votimet brenda PD. Lulzim Basha nuk votohet dot në PD nëse ka votim të ndershme. Kush i mban mend zgjedhjet me Olldashin, s’kishte votim fare. Është kundër listave të hapura. Çdo gjë duhet marrë ‘me qetësi dhe dashuri’, thoshte dikush që ia di vlerën qetësisë dhe dashurisë. Çdo lloj hetimi bën nder. 339.,etj. Kjo nuk është 7X7 bëjnë 49. Por për Lulim është 42.”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: