Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla ka bërë me dije se 10 të rinj i janë bashkuar partisë së tij.

Balla thotë se PS ësthë e vetmja parti që vjen me listë ripërsëritëse, teksa deklaron se 60% e qytetarëve mendojnë që Shqipëria duhet të vazhdojë me Ramën kryeministër për të përballuar sfidat.

Ai u bën thirrje të rinjve që më 25 prill të zgjohen herët dhe të votojnë për PS dhe Edi Ramën në mënyrë që të vijohet me reformat që Shqipërisë i duhen dhe ia kërkon SHBA dhe BE.

“Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur para popullit të qarkut të Elbasanit me një ekip të shkëlqyer.  Një ekip që përfaqëson çdo komunitet të nderuar të qarkut. E vetmja listë përfaqësuese e Elbasanit është ekipi fitues i Partisë Socialiste. Ju sot hyni e bëheni pjesë e një ekipi më të madh, se është si puna e kampionatit, ne 15 që jemi në listën e PS luajmë në atë kampionatin e madh, ju luani në këtë kampionatin e vogël që zhvillohet në çdo rrugicë të Elbasanit, e ku ne duhet ta fitojmë betejën në 25 prill.

Sot në Shqipëri më shumë se 60% e qytetarëve mendojnë që Shqipëria duhet të vazhdojë me Edi Ramën në krye të disa sfidave të mëdha. Beteja për Reformen në Drejtësi duhet të vazhdojë. Këtu të rinjve dhe të rejave të Elbasanit dua t’ju kërkoj një aleancë të fuqishme për ta mbrojtur gjithçka kemi arritur deri tani. Ata janë gati, edhe Luli, edhe Saliu, edhe Iliri, edhe Monika janë gati që në momentin më të parë që një i ri në Elbasan nuk del të votojë dhe nuk ja jep votën PS-së, ta zhbëjnë gjithçka që kemi arritur deri tani. Dua tu them të rinjve dhe të rejave të dielën e 25 prillit të zgjohen herët, e te shkojnë të votojnë PS dhe Edi Ramën, sepse ne duhet ta çojmë përpara këtë reformë. Diçka që na e kërkon SHBA dhe BE, nuk na e kërkon se kanë hallin e tyre, por e kërkojnë se na duan të mirën neve, ashtu siç e duam edhe ne Partia Socialiste e Shqipërisë për Shqiptarët.”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: