“Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë”. Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla theksoi se sapo ishte informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.

REAGIMI I BALLËS
Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë.
Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: