Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, komentoi nga Fieri situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

Balla u shpreh se agjenda e brendshme e PD nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë.

Sipas socialistit, Shqipëria ka nevojë për punë, ndaj dhe ai iu bën thirrje shqiptarëve që të kenë më pak vëmendje se çfarë ndodh te dyert e selisë blu.

“Agjenda e brendshme e PD nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë. Debati i brendshëm i një partie politike nuk mund kurrsesi të kthehet në një debat të cështjes kombëtare. Shqipëria ka nevoje për pune dhe ne jemi duke investuar ne nje sektor vital per ekonomine e vendit. Do ju ftoja te keni me pak vemendje se cfare ndodh tek dyert e SHQUP-it dhe te keni me shume vemendje cfare ndodh tek dyert e shkollave ne Shqipëri qe po rikonstruktohen”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb