TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Konfereca e Kryetarëve miratoi sot me konsensus kalendarin e shqyrtimit në Kuvend të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Prioritetet e Shumicës qeverisëse janë: Vijimi i reformave strukturore për të garantuar rritje ekonomike dhe punësim?; Mbeshtetja e shtresave në nevojë?; Rritja e produktivitetit; Forcimi i shtetit ligjor; digjitalizimi i ekonomisë.

Gjithashtu Balla thekson se parashikohet një rritje ekonomike 4 % bazuar në Projektbuxhetin 2022 dhe në Projektbuxhetin Afatmesëm 2023-2025.

Postimi i plotë:

#KUVENDIiSHQIPËRISË??
#KONFERENCAeKRYETARËVE?

?Miratuam me konsensus kalendarin e shqyrtimit në Kuvend të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022. Kuvendi miraton në parim më 15-16 Nëntor dhe më 26 Nëntor 2021.

??Prioritetet e Shumicës sonë qeverisëse:

✅Vijimi i reformave strukturore për të garantuar rritje ekonomike dhe punësim?;
✅Mbeshtetja e shtresave në nevojë?;
✅Rritja e produktivitetit?;
✅Forcimi i shtetit ligjor;
✅digjitalizimi i ekonomisë?.

?Rreth 4% parashikojmë rritjen ekonomike bazuar në Projektbuxhetin 2022 dhe në Projektbuxhetin Afatmesëm 2023-2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb