Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, me anë të një statusi në “Twitter” ka konfirmuar pjesëmarrjen e Sekretarit të DASH, Mike Pompeo, në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit.

Forumi do të zhvillohet më 28 tetor nga Kuvendi i Shqipërisë dhe synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

“Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare. Është nderi ynë të shpallim Sekretarin e Shtetit të SHBA Michael Pompeo, si folësin kryesor të Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit”, thuhet nw njoftimin e Forumit.

  • foto galeri

 

“Mirënjohës ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Michael Pompeo, i cili sapo konfirmoi që do jetë folësi kryesor i Forumit Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit”, shkruan Balla.

Kujtojmë se me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë, parlamenti i Shqipërisë do të miratojë një rezolutë, e cila adopton disa deklarata dhe rezoluta të organizmave ndërkombëtare në luftën ndaj antisemitizmit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb