TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesen e Parlamentit Europain, Elly Schlein deklaroi se është arritur konsensus me opozitën për disa rekomandime për miratimin e reformës në drejtësi.

Sakaq, gjatë fjalës së saj, Schlein theksoi se ‘keni punuar kohët e fundit për reformën në drejtësi’.

Nga ana tjetër ajo pohoi se një rëndësi të veçantë ka dhe reforma zgjedhore, ndërsa ftoi palët politike që të bëjnë zgjedhje të ndershme. “Bëni reformën zgjedhore për zgjedhje të ndershme. Progres i qenësishëm për 5 prioritetet kyçe”, tha Schlein.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: