Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe deputetin Niko Peleshi zhvilluar disa takime me Asambletë e zgjeruara në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urën Vajgurore.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se në betejën elektorale të 30 Qershorit PS do jetë fituese në Berat dhe pushteti lokal do të fitohet nga socialistët.

“Duam t’ja kthejmë Bashkinë e Beratit, socialistëve. Duam ta kthejmë Bashkinë e Beratit në drejtimin e duhur.

Jemi sot para socialistëve të Beratit për t’ju thënë se ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Ne nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme. Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim. Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë. Sot ne jemi vetëm përballë të gjithë atyre. Fati na e ka sjellë që të gjithë këta ti kemi përballë. Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve.
Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve.

Whatsapp Image 2019 03 02 At 11.44.43 (1)
Whatsapp Image 2019 03 02 At 11.44.43 (1)

Ajo që patë në 16 shkurt ishte një akt i turpshëm, është një akt që e ka dënuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE, tek Gjermania në mënyrë të veçantë si motor i Europës.
Ngjarje të tilla do mundohen t’i përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtës”, tha Balla.

Balla i bërri thirrje ng Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut që të mos bllokojnë rrugën europiane të Shqipërisë.

“Mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni.
Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb