TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur poshtë zërat se heqja e koalicioneve është për të mos lejuar PD dhe LSI të garojnë së bashku në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai madje tha në “Real Story” në News24 se do t’i nxisë të jenë bashkë. Ndërkohë sa i përket listave të hapura ai tha se nëse përqindja e qytetarëve shqiptarë që mbështesin hapjen e listave do ishte diku poshtë 50% ndoshta nuk do ta kishim marrë këtë vendim.

“Sipas të njëjti parim që ndërtohen koalicionet parazgjedhore në Kosovë do ndërtohen edhe në Shqipëri. Holanda i ka ndaluar koalicionet sepse thotë që partitë mundohen t’i gënjejnë zgjedhësit me qëllim kalimin e pragut zgjedhor.

Unë ku ta gjej që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë në një koalicion në zgjedhjet e 2021 dhe madje do bëj gjithçka t’i nxis që ata të jenë bashkë. Nuk ka qenë dhe s’ka për të qenë asnjëherë synimi ynë. Ajo që më intereson mua si kryetari shumicës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për ata që janë marrë sado pak me zgjedhjet është që ne t’u mundësojmë qytetarëve shqiptarë një fletë votimi sa më të thjeshtë dhe një identifikim të përgjegjësisë që ka çdonjeri që merr votën e qytetarëve shqiptarë.

Të jeni të sigurt që nëse përqindja e qytetarëve shqiptarë që mbështesin hapjen e listave do ishte diku poshtë 50% ndoshta nuk do ta kishim marrë këtë vendim. Nuk ka nevojë për referendum për këtë çështje. T’u thuash qytetarëve shqiptarë që ndryshimet kushtetuese të japin dy vota… PD i ka pasur të gjitha mundësitë dhe sot nëse është kundër listave të hapura të marrë kontakt me deputetët e vet dhe të mos e votojnë.

Në këtë vend ku PS ka shumicën në Kuvend dhe qyt e thjeshtë nuk e dinë se kjo do 2/3 e kuvendit thonë PS ka qeverinë. ne na ka ardhur mundësi të zgjedhim jo vetëm partinë por dhe individin dhe PS nuk pranon. Ju e shihni përditë. PD nuk del hapur që  është kundër listave të hapura”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb