Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një bashkëbisedim online me votuesit për herë të parë në Elbasan. Balla u shpreh se të rinjtë duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i zbatimit të masave anti-COVID. Duke rikujtuar se si ka qenë Elbasani vite më parë, kreu i grupit socialist Balla theksoi se ndër vite ndryshimet kanë qenë të dukshme.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të transformimit të Elbasanit me disa projekte të mëdha. Kush do ta krahasonte 2013 si e gjetëm ne Elbasanin dhe si është sot, numri i vendeve të punës është shtuar me disa herë”, -tha Balla. I pyetur nga maturantët nëse do të ketë lehtësime për tu pranuar nga universitetet për shkak të pandemisë, Balla tha se çdo gjë do t’i kthehet normalitetit shumë shpejt pasi të vaksinohen të gjithë qytetarët.

“Masat që po ndërmerr qeveria do na çojnë drejt krijimit të një imuniteti të masës dhe do t’i kthehemi shumë shpejt normalitetit. Brenda një viti do të kemi përfunduar vaksinimin për qytetarët që duan”, -deklaroi Taulant Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke iu rikthyer sërish çështjes së arsimit profesional Balla ‘thumboi’ opozitën. “Në vitin 2013 që kur Lul Basha ishe në qeverisje me Monën e Ilirin dhe me krye Saliun në këtë vend, mbaronin vitin shkollor 30 mijë student dhe shpërndaheshin 60 mijë diploma. Nëse nuk do kishte ardhur PS në qeverisje ai sistem do ishte perfeksionuar edhe më tej madje mund të kishim kaluar në metodën që sa mbaron 8-vjeçaren do kaloje direkt në universitet”, -pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb