Shefi i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “Balkanweb” se Balla iu ka kërkuar të kryetarëve të Komisioneve se është shumë e rëndësishme që të përmbyllen të gjitha cështjet në mbledhjen e Komisioneve.

“Asnjë nga cështjet që kemi rend dite nuk mund të presë. Kjo kërkon që në mbledhjet e Komisioneve të ketë prezencë online.

Po ashtu, Balla ka thënë se seanca që do mbahet më 16 prill do të zgjasë vetëm dy orë e ka dhënë rekomandime që të respektohet distanca sociale.

“Të dashur kolegë. Në seancën e ditës së enjte, më datë 16 prill, diskutimi do të jetë vetëm 2 orë, e ndarë proporcionalisht mes shumicës dhe opozutës, ku dhe koha e qeverisë hyn te koha e shumicës. Votimi do të zhvillohet në 12.30.

Deputetët do jenë të vendosur në distencë me njëri tjetrin, për këtë qëllim në sallë nga grupi ynë do të jenë të ulur 35 vetë, dhe pjesa tjetër në platetë apo në ballkonet e të ftuarve. Plani është hartuar nga Sekretaria”, ka deklaruar Balla.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb