Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektuan nga afër punimet që po kryhen në Njësitë Administrative Gostimë, Shalës dhe zonën Fermë të Bashkisë Cërrik, ku po punohet me ritme të larta për ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve vaditëse.

Sipas Ballës, ky rikonstruksion u bë i mundur falë investimit prej 40 milionë lekësh Qeverisë shqiptare pritet të përfundojë vitin e në fillim të vitit të ardhshëm.

“Falë investimeve që Qeveria jonë ka bërë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020. Dëshmi kjo e transformimit të madh që i kemi bërë sektorit bujqësor, prandaj kemi rritje të prodhimit dhe eksporteve. Këto të fundit nuk u ndalën as në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Në Buxhetin e Shtetit 2021, miratuam 9.5 milionë dollarë shtesë në Bujqësi, për skemën e rimbursimit të naftës për bujqit dhe fermerët”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: