ELBASAN

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqërur nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja panë nga afër puninet që po kryhen për rehabilitimin e hapsirave mes pallateve në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla deklaron se Partia Socialiste është votuar për të punuar dhe përfaqësuar qytetarët, ndërsa për lloqe, baltë, zhurmë, naze, saze dhe gërhitje të gjithë e dinë kush është.

Sistemimi i kësaj lagjeje parashikon shtrimin me asfalt të rrugëve, rehabilitimin e trotuareve, vendet e parkimit, ndriçimin, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.   Po ashtu është parashikuar që të krijohen hapësira shlodhëse, gjelbërim dhe kënde lojërash. Projekti gjithashtu ka parashikuar sistemimin e nëndheshëm të linjave të internetit për t’i dhënë fund rrjetave të krijuara në ajër.

Postimi i plotë:

#PunëJoGjumë

*Elbasan?VIJON PUNA PËR TRANSFORMIMIN E PLOTË TË SHESHEVE MES PALLATEVE DHE RRUGICAVE NË ELBASAN. NE JEMI VOTUAR PËR TË PUNUAR DHE PËRFAQËSUAR, ndërsa për lloqe, baltë, zhurmë, naze, saze dhe gërhitje e dini kë kemi?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb