“Fundviti i 2019 e gjen Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese funksionale, sikurse dhe procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë po ecën mirë dhe besoj që KLGJ do të përmbyllë procedurat për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.” kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Sa i përket çështjes së rekomandimeve të OSBE/ODIHR, Balla tha se duhet të lëmë mënjanë interesat e vogla politike e të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë brenda vitit një Kod të ri Zgjedhor që ka për bazë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Fjala e Plotë:

“Për herë të parë pas shumë vitesh më në fund ka një komunikim dhe bashkëpunim mes  institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme në betejën pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Duhet ta godasim krimin më fort se kurrë. Padyshim që është me vend të nënvizoj rëndësinë që kakjo tematikë në këtë mbledhje po të kemi parasysh  që beteja kundër krimit të organizuar është sot një prej themeleve të rrugës tonë europiane. Sundimi i ligjit dhe goditja e krimit të organizuar janëq dy tematika kryesore që Shqipëria duhet të raportojë në kuadër të procesit të integrimit me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe që përkojnë me kapitujt 23 dhe 24, të cilët janë kapitujt që jhapen të patrët dhe mbyllen të fundit në 35 kapitujt e marrëveshjes për anëtarësim në BE.

Nuk është rastësi që kjo mbledhje vjen në këtë moment të rëndësishëm, teksa nesër Këshilli Europian për Çështjet e Përgjithshme do të draftojë pozicionin e Këshillit lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam shpresplotë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë një etapë të re në këtë rrugëtim historik të Shqipërisë në rrugën e vet të integrimit europian.

Ky takim zhvillohet po ashtu në një moment kur Kuvendi i Shqipërisë po bën gati në bashkëpunim me qeverinëgoditjen edhe të një grupi tjetër kriminal, siç është grupi i quajtur Kap Çfarë të Kapësh (KÇK) i atyre Prokurorëve dhe Gjyqtarëve që e dinë fare mirë që nuk e kalojnë dot Vettingun e po shfrytëzojnë pozicionet e tyre për të dëmtuar besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe për të dëmtuar drejtësinë.

Kjo mbledhje e Këshill Kombëtar të Intergimit Europian zhvillohet në një moment kur kemi një rritje të veprave penale që lidhen me dhunën ndaj grave, nënave dhe motrave e që Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërmarë të gjitha veprimet e ndryshimet e akteve ligjore që mbrojnë gratë nga dhuna dhe rrisin procesin e monitorimit të vendimeve penale. Siç ishte rasti i gjyqtarit në Gjirokastër me paturpësi, i cili në vend të merrte masa për ndalimin e dhunuesit, merr masën ndaj motrës dhe nënës të dhunuar nga një person i rrezikshëm.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm të goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky takim sot duhet të shërbejë për një raportim të detajuar të Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. I kërkoj të dy institucioneve që është prioritare angazhimi i të dy institucioneve në një  proces tjetër që nisim menjëherë e që është procesi “Screening”  që ka të bëjë me adresimin e rekomandimeve të lëna nga KE në raportin e fundit për Shqipërinë sa i përket dy tematikave që kemi në fokus.

Jam krenar për ecurinë e deritanishme të konstituimit të institucioneve të reja të drejtësisë.  Në Kuvendin e Shqipërisë nga KED kanë ardhur kandidaturat për vendet që i takojnë Kuvendit lidhur me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Fundviti i 2019 e gjen Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese funksionale, sikurse dhe procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë po ecën mirë dhe besoj që KLGJ do të përmbyllë procedurat për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Sa i përket çështjes së rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ne duhet të lëmë mënjanë interesat e vogla politike e të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë brenda vitit një Kod të ri Zgjedhor që ka për bazë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb