Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Zëvendës Kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla gjatë pjesëmarjes së tij në Këshillin e Stabilizim Associmit, në Bruksel, zhvilloi takime me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, Raporteren për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe Nënkryetarin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane, eurodeputetin, Andrey Kovatchev.

Gjatë takimeve të mbajtura, Balla falenderoi për qëndrimin e mbajtur nga ana e eurodeputetëve si dhe në veçanti Raporteren Santos lidhur me hartimin e draft raportit të Parlamentit Europian. Gjithashtu Balla informoi eurodeputetet mbi përditësimet e fundit në përmbushjen e kushteve të vendosura për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Whatsapp Image 2021 03 02 At 11.50.17 Am
Whatsapp Image 2021 03 02 At 11.50.17 Am

Eurodeputetët nga ana e tyre vlerësuan trendin pozitiv të progresit dhe rezultateve të vazhdueshme që Shqipëria ka arritur në të gjitha fushat gjatë kësaj periudhe. Në qëndrimin e tyre u treguan mbështetës ndaj progresit të Shqipërisë dhe angazhimit të vëndit në mbajtjen në një kohë sa më të shkurtër të Konferencës Ndërqeveritare.

Whatsapp Image 2021 03 02 At 11.50.18 Am
Whatsapp Image 2021 03 02 At 11.50.18 Am

Lidhur me draft raportin e Parlamentit Europian, Raporterja për Shqipërinë, Santos u shpreh se ky draft është hartuar për të qënë një raport sa më transparent, i drejtë dhe racional. Raporterja theksoi se amendamentet e bëra nga grupet e ndryshme politike janë kryesisht pozitive. Gjithashtu u bë me dije se më datë 04 mars 2021, draft raporti do të paraqitet në seancën e rradhës së Komitetit të Politikes se Jashtme të Parlamentit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb