TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar sot në Konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin e dhënë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Balla foli për mungesën e vendimmarrjes së Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke cituar edhe presidenten e KE-së Ursula von der Leyen.

“Viti që lamë pas shënoi një vendim të rëndësishëm por aspak të pëlqyeshëm për rajonin tonë. Mos marrja e vendimit për hapjen e negociatave solli reagime kritike. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh ‘ne i kemi kërkuar të bëjnë shumë, ata i kanë plotësuar kriteret dhe ndaj ne duhet të marrim një vendim’. BE mbaj premtimin e dhënë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo daton qysh në vitin 2003 në samitin e Selanikut dhe ende sot mbetet një proces i hapur.

Një ndër dështimet më monumentale të BE është fakti që ende qytetaret e Republikës së Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE-së. Dhe ky edhe pse prej 3 vite e gjysmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet për liberalizimin e vizave. BE është e vetmja alternativë. Nga ana jonë jemi duke punuar shumë për daljen nga salla e pritjes”, theksoi Balla ndër të tjera.

Fjala e Plote: 

Me lejoni të falenderoj ju dhe përmes jush parlamentet e vendeve tuaja dhe shtetet tuaja për solidaritetin që treguar ndaj Shqipërse menjëherë paas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Nisja e menjehereshme e trupave tuaja për kërkim –shpëtimin e njërëzve nën rrënoja ishte një shprehje kuptimplotë se ne jetojmë në një kohë ku kufijtë gjithmonë e më shumë po humbin kuptimin e tyre të mirëfilltë dhe nevoja për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit janë shumë domethënëse.
Krijimi sa me pare i force të perbashkët për përballimin e fatkeqsive natyrore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nën modelin e BE do të ishte një shprehje diomethënese e gjetjes së rrugëve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.

Shpreh mirënjohjen dhe përf faktin që ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm dhe na jep mundësinë që të artikulojmë qëndrimin e përbashkët rajonal vis a vis asaj që po ndodh në Bruksel me procesin e zgjerimit.

Viti që lamë pas shënoi nga një moment të rëndësishëm, por aspak të pëlqyeshëm për rajonin tonë. Mosmarrja e një vendimi për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u shoqërua nga kritika të shumta nga pjesa më e madhe e lidërve të Bashkimit Europian, që nga Presidenti i Këshillit Europian, tek Presidenti i Komisionit, tek Komisioneri përkatës për Zgjerimin të cilët theksuan, se mosmarrja e një vendimi ishte rezultat i mosarritjes së konsensusit midis vendeve anëtare, për arsye të cilat shkojnë përtej nesh dhe asaj që mund të bënim ne. Në linjë me këtë qëndrim dua ta vë theksin dhe ta them hapur se përgjegjësia për mosmarrjen e vendimit për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është teresisht çeshtje e brendshme e BE-së, madje edhe pasiguria e ardhur si pasojë e këtij mosvendimi duhet adresuar sa më pare.

Vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen para pak ditësh u shpreh dhe dua ta citoj “Ne u kemi kërkuar atyre të bëjnë shumë, ata i plotësuan kriteret, kështu që tani duhet të marrim një vendim dhe t’i mbajmë premtimet tona,” duke i’u referuar sigurisht dy vendeve tona Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyurë të veçantë. Prandaj mesazhi ynë i përbashkët për BE-në duhet te jete pikërisht ky “BE mbaj premtimin e dhënë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Kjo daton qysh në 2003 me Konferencën e Selanikut dhe që akoma sot mbetet një proces i hapur për të gjitha vendet të rajonit tonë.

Diskutimet e brendshme të BE-së për të ardhmen e procesit të zgjerimit edhe pse të rëndësishme pasi mund t’i japin një impuls të ri zgjerimit nuk duhet të nënkuptojë ndalimin, qoftë edhe të përkohshëm, të përgatitjes së vendeve që synojnë anëtarësimin në BE.

Prandaj do të doja t’i kërkoja konferencës tuaj, që në përfundim të saj ne duhet ta përshëndesim propozimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e propozuar e miratuar javës së shkuar, ku i kërkohet BE dhe vendet anëtare që në Konferëencën për të Ardhem e Europës pjesë e saj të jenë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, një propozim ky që është mbështetur dje edhe nga vendet e Vishegradit.

Më lejoni të jem i sinqertë dhe të nënvizoj pasojat e një vendimi të tillë vis a vis reformave të thella të ndërmarra nga sejcili prej vendeve tona, të cilat janë thelbësore që të mbeten të ankoruara në një perspektivë të besueshme të pranimi për të mos u ngadalësuar.

Të nderuar miq, anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë për rajonin tonë, e vetmja alternativë për paqen, për bashkëpunimin dhe për prosperitetin e shoqërive tona. Nga ana jonë, jemi duke punuar shumë për të mundësuar daljen tonë nga salla e pritjes dhe për vazhduar më tej rrugëtimin e gjatë në bashkësinë e vlerave, ideve dhe standardeve që ne aspirojmë.

Në fund të fjalës time, e shoh të rëndësishme dhe jam besimplotë që Bashkimi Evropian do ta respektojë premtimin e tij për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Askush nuk duhet të jetë i kënaqur me një “status quo” i cili për rastin e rajonit tonë është i rrezikshëm. Krijimi i një hapsire bosh mund të mbushej nga aktorë të tjerë gjeostrategjikë, të cilët mund të kenë një impact negative në stabilitetin e rajonit tonë.

Shengeni rajonal, një ide e hedhur 15 vite më parë, është një domozdoshmëri historike sot kur beteja e gjithë rajonit tonë është zgjerimi i hapsirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Kush është kundër Shengenit rajonal nuk e kupton aspak procesin e integrimit europian. Të gjithë aktorët e përfshirë në vendimarrje të gjejnë qartësinë e nevojshme politike dhe sensin gjeostrategjik për të vazhduar më tej rrugën e anëtarësimit të rajonit në BE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: