Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Peqinit.

 

Balla u shpreh gjatë fjalës së tij se PS në fillim të mandatit të ri do t’i rikthejë qytetit shkëlqimin që i mungon.

 

Duke theksuar vështirësitë që ka hasur qeveria në këtë mandat, ai ftoi qytetarët të mbështesin Edi Ramën për të bërë në Peqin transformimet që ka bërë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Jam shumë krenar të them që bashke me Kryeministrin, kur ai të jetë në ditët në vijim këtu në Peqin, t’i premtojmë Peqinit që brenda vitit të parë të këtij mandati të ri ne do ta kemi transformuar tërësisht zonën historike të Peqinit. Ne do t’i rikthejmë këtij qyteti shkëlqimin që ndjesë që nuk ia kemi dhënë dot. Mos të harrojmë që ky mandat që po mbyllim ishte një mandat lufte, nje mandat vështirësish. Në Peqin kësaj radhe do të bëjmë një besa-besë të fortë për të mbështetur Edi Ramën. Për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që atë që ka bërë në Vlorë, atë që ka bërë në Korçë, atë që ka bërë në Tiranë, atë që ka bërë bërë në qendrën e Elbasanit ta bëjë edhe në Peqin si dhe në njësitë administrative të tij.

Është një bashki e vogël nga sipërfaqja, por me shumë njerëz të mirë, shumë njerëz punëtorë dhe realisht është një mundësi e madhe për ta shndëruar Peqinin në kryeqendrën e agroturizmit të të gjithë Shqipërisë së Mesme. Ne duam që të vazhdojmë të rrisnim vendet e punës, por duke garantuar një pagë minimale prej 400 mijë lekësh, duke mos e taksuar.  E për të gjitha këto, kemi nevojë që Edi Rama, unë dhe Sajmiri të marrim mbështetjen tuaj. Pa një përfaqësues direkt të Peqinit në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë e pamundur që vëmendja të kthehet këtu. Prandaj ne i dhamë Peqinit këtë mbështetje, i dhamë Peqinit këtë vëmendje dhe jam shumë i sigurt, kurrë më parë Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka marrë një rezultat që ne presim të marrim këtu më 25 prill.”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: