TIRANE– Deputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Selanik. Balla u shpreh se reforma me e rëndësishme zgjedhore qe duhet te bëjë Shqipëria është pikërisht garantimi i votës për shqiptaret që jetojnë jashtë, por sipas tij Partia Demokratike nuk e do diçka të tillë. Balla u shpreh se shqiptarët në Greqi mbështesin reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Por ata qe gjoja sot protestojnë ne emër te reformës zgjedhore, nuk duan qe emigracioni shqiptar te votoje aty ku jeton dhe punon, duke iu mohuar emigranteve te drejtën për te qene bashke-vendimmarrës për drejtimin ne te cilin duhet te ece Shqipëria.

Prej ditës se pare kur ne prezantuam ne Komisionin e Reformës zgjedhore platformën tone për garantimin e votës për emigrantet, hasem ne kundërshtimin e PD. Kundërshtimi i PD për votën e emigranteve nuk është i rastësishëm. Ne 8 vite te qeverise se vjetër, nuk gjen asnjë përpjekje minimale për tu ardhur ne ndihme emigranteve, ndërsa konsullatat shërbenin si vende pune për familjaret e pushtetit. Ne ketë mandat te pare te qeverise sonë ne hapem për here te pare bisedimet për njohjen e kontributeve te sigurimeve shoqërore me vendet ku jetojnë emigrantet shqiptare dhe kemi arritur te firmosim dhe ratifikojmë marrëveshjet me pjesën me te madhe te vendeve anëtare te BE. Përmbyllja e këtyre marrëveshjeve me pjesën me te madhe te vendeve anëtare te BE, është nje instrument i rendesishem ne kuadër te negociatave edhe me Greqinë dhe Italinë.

Gjithashtu kemi miratuar kuadrin ligjor dhe ne javët ne vijim do te fillojme procesin e identifikimit te adresave te shqiptareve qe jetojnë jashte territorit te Shqipërisë. Pas shume vitesh, qeveria jone rishikoi plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime tashme ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar. Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25% tarifat e legalizimeve. Nga ana tjetër, kemi shtuar gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh, duke mundësuar për herë të parë lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në Itali.

Vende anëtare të BE-së si Belgjika, Gjermania dhe Spanja tërhoqën rezervat e tyre për vulën apostille. Çka përkthehet në më shumë lehtësi dhe më pak shpenzime për qytetarët. Se shpejti presim që edhe Greqia, vendi i vetëm i BE-së që nuk i është bashkuar kësaj praktike, të ndjeke shembullin e vendeve të tjera, si një sinjal i qartë i përkushtimit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të gjithpranuara në këtë fushë. Koha kur ne konsullatat tona funksiononte një shërbim telefonik me pagese per te marre qofte edhe informacionet minimale mbaroi me largimin e qeverise se vjeter. Ndërsa sot ne kemi vene ne dispozicion te shqiptareve qe jetojnë jashtë edhe Shërbimin Konsullor Online”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: