Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin (online) të Presidencës së PSE, me drejtuesit më të lartë të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane, ku u diskutua mbi harmonizimin e qëndrimit në lidhje me çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme të BE.

Në takim ishin të pranishëm kryeministra të vendeve anëtare si Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, Kryeministri i Portugalisë Antonio Kosta, Kryeministri i Maltës Robert Abela dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian si Josep Borrell, Përfaqësuesit i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian.

Sipas Ballës Shqipëria prej vitesh është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ka një politikë të jashtme 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

“Kënaqësi të merrja pjesë në Takimin (online) të Presidencës së PSE, me drejtuesit më të lartë të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane, ku u diskutua mbi harmonizimin e qëndrimit në lidhje me çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme të BE??
Në takim ishin të pranishëm kryeministra të vendeve anëtare si Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, Kryeministri i Portugalisë Antonio Kosta, Kryeministri i Maltës Robert Abela dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian si Josep Borrell, Përfaqësuesit i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian.
Në fjalën e tij Josep Borrell theksoi rëndësinë e unifikimit të qëndrimit në çështje me rëndësi të politikës së jashme dhe të avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt axhendës europiane.
Krenar të theksoj që Shqipëria prej vitesh është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ka një politikë të jashtme 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Balla Fb
Balla Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: