VIENE

Nga Viena ku ishte i pranishëm në konferencë e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se kryefjalë e takimit ishte zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Balla tha se 28 kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, nënvizuan rëndësinë e hedhjes së hapave konkretë për secilin nga vendet e BE, përfshi këtu Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“ Pas mbështetjes së Parlementit Europian, vlerësimit të komisionerit Hahn se në fund të majit progresi i hedhur deri tani nga Shqipëria, janë edhe 28 kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, të cilët shprehin qartë mbështetjen në drejtim të vijimit të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Nënvizojnë rëndësinë e hedhjes së hapave konkretë për secilin nga vendet e BE dhe këtu nënvizoj rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut fillimi i bisedimeve për anëtarësim në qershor, sepse do të jetë Këshilli Europian ai që do të hapë dritën jeshile për këtë vijim të procesit.

Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që u diskutua gjerësisht në këtë takim është pikërisht rritja e ndikimit të aktorëve të jashtëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor e në mënyrë të vecantë të Rusisë dhe në këtë kontekst iu kërkua BE-së të luajë një rol më adekuat për të ruajtur vlerat e veta në Ballkanin Perëndimor por edhe duke vijuar me procesin e anëtarësimit, duke vijuar me procesin e anëtarësimit si një investim për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.

Nisur nga fakti se një pjesë të rëndësishme të vendeve të BE, janë parlamentet ajo që duhet të konsultohen nga qeveritë e tyre, nga Vjena shpreh bindjen se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një mbështetje të fuqishme në vijim në procesin e anëtarësimit. Pra, kryefjala e këtij takimi ishte që procesi i zgjerimit duhet të vijojë me vendet e Ballkanit Perëndimor.” – u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb