Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar takimet në qytetin e Lushnjes, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

Balla i shoqëruar nga kandidatja Sefa është ndalur në një sipërmarrrje të makinerive bujqësore në Savër të Lushnjes.

Një sipërmarrje model e cila nga një biznes i vogël, sot tregton një gamë të gjerë makinerish bujqësore, duke e bërë më të thjeshtë punën e fermerëve dhe blegtorëve.

Administratori i sipërmarrjes tregoi se prej 20 vitesh ju ka ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve me këto mjete.

Gjatë bashkëbisedimit Balla u shpreh që kjo sipërmarrje duhet t’u vijë në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve, përmes blerjes së pajisjeve bujqësore me këste, ndërsa administratori u shpreh i gatshëm për mënyrat e pagesës me këste me interes 0 deri në 6-muaj.

Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore është një ndihmesë e madhe dhe ndihmë e drejtpërdrejt për fermerët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb