Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla vijoi takimet në Njësitë Adminstrative të Lushnjës, në kuadër të prezantimit të Eriselda Sefës si kandidatë për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Nga fshati Bubullime, Taulant Balla u shpreh se eksperienca 16-vjeçare në administratën vendore është arma më e fortë e Eriselda Sefës për të çuar përpara projektet e mëdha transformuese që kane nisur në Bashkinë Lushnje.

“Na duhet votëbesimi juaj për të vazhduar disa punë të rëndësishme, për të filluar një pjesë që ende si kemi filluar që lidhen me këtë Njësi dhe me Lushnjen. Ne kemi Edi Ramën në krye të qeverisë dhe në 2025 nëse ne kemi punuar mirë do të vijmë për të kërkuar mbështetjen tuaj por sot duhet mbështetja juaj për Eriselda Sefën në krye të Bashkisë Lushnje. Eriselda është një vajzë, një grua, një motër, një nënë e kësaj zone, e cila 16-vite ka mësuar artin e qeverisjes vendore, duke mësuar shumë nga problemet e trashëguar ndër vite, për të mësuar se si ti riparojë ato. Ka punuar me projektet e Bashkimit Europian, projektet e donatorëve të tjerë ku kushti themelor që ata kanë është transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Të gjitha këto veti të mira dhe eksperienca të mira e bën atë, e bën Edi Ramën e bën kryesinë e PS, na bën ne që të mendojmë që tashmë më në fund kemi gjetur ilaçin e duhur, zgjedhjen më të mirë për në krye të bashkisë. Siç e thotë Edi Rama shpesh po do të bësh punë të mira, sigurisht gratë janë aty për të qeverisur mirë, u shpreh Balla.

Balla u ndal edhe tek aleanca mes Berishës dhe LSI për zgjedhjet e 6 marsit duke e konsideruar atë një thes anti-amerikan, duke shtuar se edhe Basha është bashkë me ta duke qenë se ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës.

“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyr në të dhe Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes anti-amerikan i cili nuk I hyn në punë askujt. Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka ekzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri, ekzistoi dhe në 25 prill por thjesht dhe vetëm kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa, që vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e “Rrugës së Kombit”, pastaj “Gërdeci”, pastaj “Vrasjet në Bulevard” të 4 vëllezërve tanë protestues, “Shitja e Detit” në marrëveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lartë dhe Luli firmoste poshtë dhe të gjitha, deklaroi Taulant Balla.

Kandidatja për kryebashkiake, Eriselda Sefa renditi disa nga prioritetet e punës së saj pjesen e mbetur te mandatit duke evidentuar shërbimin e pastrimit si nevojën me imediate.

Ndërsa deputeti i zones Erion Braçe, akuzoi Sali Berishën se po kërkon ta përdorë popullin shqiptar për arsyet e veta personale kunder Amerikes:

“Këto zgjedhje mund të ishin bërë edhe me herët, Ilir Meta zgjodhi  ti bënte tani për një arsye të vetme, jo për të zgjedhur një kryetar bashkie, as nuk i intereson fare, e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme që nuk ju intereson çështja e kryetarit të Bashkisë apo e Bashkisë Lushnje ashtu siç nuk ju interesoni ju. Juve ju është provuar, i interesoni ju thjesht për të marr ca vota. Kësaj radhe nuk ju duhen votat për të zgjidhur punë, kësaj radhe ju duhen votat për të vendosur popullin shqiptar përballë Amerikës. Mund ta ketë emrin si të dojë kandidati i PD 1, i PD 2, i PD 3, i PD 5, LSI 1, LSI 2, LSI 3, LSI 5 në këto zgjedhje, por një emër është i përbashkët kërkon që të sfidojë Amerikën në vendim-marrjen e saj. Kërkon një parti, një kandidat, një bashki anti-Amerikane për ti thënë Amerikës që ja ne jemi shumicë këtu dhe ju duhet të hiqni statusin non-grata për Sali Berishën.

Përse duhet të sakrifikojmë ne për këtë gjë? Sali Berisha e ka çështje personale e duhet të shkojë ta zgjidhi vetë. Ne po e kemi çështje shoqërore, çështje kombëtare që Sali Berisha përdor një popull të tërë për tja kundërvënë Amerikës, u shpreh Braçe.

497c4632 F537 424e B045 C9cf21329296

Ef8edaaf 33d6 44ea Ad83 1874ebf96be1

1a84892c 571e 430b 9e4c 5d5201315e2e

C8f51583 D01f 4f9a 9120 0560a2fa09d7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb