Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla teksa ka nxjerrë një foto ku shihet nëna e kryeministrit, me nje femije te vogel ne krah, ky i fundit shkruan se Aneta dinte të falte vetëm dashuri.

“U prefsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb