Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruan në ‘Facebook’ se në 5 vitet e qeverisjes së PS ‘oligarkët’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa, se në të gjitha vitet e qeverisjes së PD.

Sipas numrit dy të PS, “kryedemokrati Lulzim Basha vazhdon stilin e Berishës: ‘oligarkëve’ drejtoju gishtin, bëju presion dhe merri vilën apo paratë nën dorë”.

“”Oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së Saliut dhe Lulit. Në fakt “oligarkët” në vend të taksave publike, paguanin ryshfetin personal të pushtetit. Kush mund t’i harrojë ballot groteske Saliut, Metës dhe Lulit me “oligarkët” e detyruar të blinin pikturat në ankand, me paratë që gjoja shkonin për bamirësi. Prandaj dhe Lulezim Basha vazhdon stilin e Saliut: “oligarkëve” drejtoju gishtin, bëju presion dhe merri vilën apo paratë nën dorë. Shifrat janë kokëforta dhe flasin vetë”, thekson Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb