TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi dje se “Paketa e Solidaritetit” që miratoi qeveria është produkt i suksesit të reformave të bëra prej saj. Balla ishte dje me banorë të zonës së tij elektorale, në Librazhd e Përrenjas, me rastin e fundvitit.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Balla shkroi dje: “‘Paketa e Solidaritetit’ mundësoi shpërblime në festat e fundvitit për 2600 pensionistë të Bashkisë Përrenjas, ku secili mori për festa 60 mijë lekë të vjetra. Paketa përfshiu për herë të parë familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të shpërblehen me 20 mijë lekë. Kjo ‘Paketë Solidariteti’ është produkt i suksesit të reformave të ndërmarra nga qeveria jonë, por ne duhet të falënderojmë të gjithë shqiptarët që dhanë secili kontributin e tyre për arritjen e suksesit”, u shpreh deputeti Balla.

Në prezantimin e ‘Paketës së Solidaritetit’ të fundvitit, kryeministri Rama tregoi kategoritë përfituese prej fondit më të lartë, që është vënë ndonjëherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Ky fond shkon në të njëjtën linjë me rritjen e konsiderueshme të pagave dhe pensioneve që do të nisin që prej marsit të vitit që vjen.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: