Një alram i rremë për një tërmet 6 ballë ka alarmuar jo pak qytetarët e kryeqytetit duke shtuar panikun në rradhët e tyre dhe duke bërë që ata të braktisin shtëpitë duke dalë në rrugë dhe sheshe. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialsite, Taulant Balla.

“Parashikimi i tërmetit është i pamundur. Përhapja e njoftimeve të qëllimshme, të rreme për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burgim!”, shkruan Balla duke bashkëngjitur edhe postimin e agjencisë me të madhe sizmologjike që bën thirrje për qetësi pasi lajmet për parashikime tërmetesh jane të rreme.

50bb90e6 8364 4962 Beed 6ce84c53f371
50bb90e6 8364 4962 Beed 6ce84c53f371

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb