Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në fjalën e tij në parlament tha se Kuvendi i Shqipërisë është legjitim. Balla tha se partitë politike që nuk hyjnë në zgjedhje, nuk janë më parti. Ai tha se ata e humbin të qenit parti.

“Ky është një parlament legjitim, sigurisht. Kjo sepse ne i jemi përmbajtur totalisht kushteve të KQZ dhe kemi qenë korrekt me të gjithë aktorët e mundshëm në procesin demokratik të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla.

Taulant Balla ka shtuar se zgjedhjet vendore tani së afërmi do të mbahen me këtë kod, ndërsa PS pret PD për ndryshime në kod në vitet në vijim.

Balla iu ka bërë thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë. Ai tha se i vjen keq që PD dhe LSI po vetëshkatërrohen dhe nuk hyjnë në zgjedhje. Ai përmendi edhe emigrantët, duke thënë se do përpiqen t’ju japin mundësi atyre të mund të votojnë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb